Bota

Ukraina godet një tjetër anije ruse. Londra: Putini po poshtërohet para botës

Gazeta Si – Ukraina raporton se ka goditur një anije të marinës ruse pranë Ishullit të Gjarpërinjve në Detin e Zi.

Lajmi u njoftua nga Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i Administratës Ushtarake Rajonale të Odesës.

“Falë veprimeve të marinarëve tanë, anija mbështetëse ‘Vsevolod Bobrov’ mori flakë: është një nga më të fundit në flotën ruse”, – tha Bratchuk, duke shtuar se anija po shkonte për në Krime.

Kjo është një goditje e re për marinën ruse në Odesë pas fundosjes së kryqëzorit “Moskva” në 14 prill dhe fregatës “Makarov” të goditur në 6 maj.

Në fakt, nëse konfirmohet, kjo do të ishte anija e 14-të ruse e nxjerrë jashtë aksioneve ushtarake nga forcat ukrainase në brigjet e vendit të saj.

Ndërkohë, Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss u tha kolegëve të saj në samitin e G7.

“Putini po poshtëron veten në skenën botërore. Ne duhet të sigurohemi që ai të përballet me një disfatë në Ukrainë, e cila i mohon çdo përfitim dhe që, në fund, kufizon agresionin e mëtejshëm”.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, – tha ajo. – Siguria më e mirë afatgjatë për Ukrainën do të vijë nga aftësia e saj për të mbrojtur veten: kjo do të thotë t’i japësh një rrugë të qartë për pajisjet e standardit të NATO-s”, – shtoi Truss.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë