Ka ndodhur

Sarandë, një 38-vjeçar shkon në spital i plagosur me thikë në qafë

Gazeta Si – Një 38-vjeçar ka shkuar i plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në spitalin e Sarandës.

Policia thotë se E.D., është paraqitur rreth orës 02.30 me plagë në qafë, dyshohet i goditur me thikë ose kaçavidë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen nr.3, pranë vendit te quajtur “Plazhi Ri”.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ai është mjekuar në spital dhe me pas është larguar.

Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ka nisur hetimin për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë