Politike

Alibeaj para Pompeos ‘shënjestron’ Berishën: Njerëz që kanë humbur busullën, kërcënim për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

Enkelejd Alibeaj u ngjit në foltoren e konferencës së organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Por, përmbajtja e fjalës së tij shkoi përtej kreut të grupit parlamentar. Në të u reflektuan reminishenca të përplasjes me Sali Berishën.

Ai identifikoi se cilat janë kërcënimet e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

“Mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste, pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA”, tha Alibeaj.

Alibeaj nuk e përmendi në emër Sali Berishën, por mesazhi ishte i qartë në adresë të tij.

“Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës. Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t’ia humbin rrugën edhe Shqipërisë. Nuk do t’ia dalin. Nuk do t’ia dalin sepse kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe historinë e këtyre marrëdhënieve mbi 100-vjeçare”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë