Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka deklaruar se BE-ja duhet t’i përmbahet premtimit dhe të nisë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ministrja gjermane thekson se në këtë kohë të trazuar shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së është një çështje kyçe.
Especially in these times, support for #WesternBalkan countries on their way to #EU is a key security & geopolitical issue. Must stand by our promises and start overdue accession negotiations with #Albania and #NorthMacedonia. – @ABaerbock 3/3 pic.twitter.com/p9HasavJRi
— Germany in the EU (@germanyintheeu) May 16, 2022
“Sidomos në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitike. Duhet të qëndrojmë pranë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ajo për mediat duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian që u mblodhën të diskutojnë rreth pasojave të pushtimit në Ukrainë si dhe për raportet e bllokut evropian me Ballkanin Perëndimor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje