Gazeta Si – Suedia dhe Finlanda kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tyre për anëtarësim në Aleancën Atlantike.
Kërkesa – e cila shënon një moment historik, duke i dhënë fund neutralitetit midis dy vendeve – u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg.
“Ne i mirëpresim këto vende, – u tha ai gazetarëve. – Ky është një hap historik: ne do të vazhdojmë me shpejtësi” për të siguruar hyrjen e dy vendeve.
Ditët e fundit, Turqia – një vend anëtar i NATO-s – ka shprehur një qëndrim kritik për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës.
Sipas Stoltenberg, megjithatë, pozicioni i Ankarasë mund të kapërcehet.
Kërkesa për anëtarësim duhet të miratohet nga secili prej 30 vendeve anëtare të Aleancës.
Kjo procedurë – sipas agjencisë AP – zakonisht zgjat nga 8 deri në 12 muaj, por NATO dëshiron t’i përshpejtojë gjërat, duke pasur parasysh urgjencën e vendimit në Helsinki dhe Stokholm (pushtimi i Ukrainës nga Rusia) dhe kërcënimi me “pasoja politike dhe ushtarake” të shprehura nga Moska.
Finlanda dhe Suedia ishin tashmë vendet më të afërta me NATO-n, nga pikëpamja tekniko-ushtarake dhe politike.
Çdo kundërshtim formal për hyrjen e tyre në Aleancë, do të ishte si rrjedhim thjesht politik.
Opinioni publik në Finlandë dhe Suedi mbështeti në mënyrë masive anëtarësimin, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje