Bota

Një pilot apo terrorist? Avioni kinez me 132 të vdekur dyshohet se u rrëzua qëllimisht

Gazeta Si – Përplasja e 21 marsit në Kinën jugore, ku u përfshi një Boeing 737-800 i China Eastern, është provokuar qëllimisht.

Lajmi zbulohet nga gazeta “Wall Street Journal” në një artikull që citon burime të qeverisë amerikane.

Këto të fundit janë janë në dijeni të të dhënave nga kutia e vetme e zezë e gjetur në vendin e tragjedisë.

Në bordin e avionit ndodheshin 132 persona mes ekuipazhit dhe pasagjerëve, ku nuk mbijetoi asnjë.

“Aeroplani kreu komandat e dhëna nga dikush në kabinë”, tha një burim. Deri më tani, autoritetet kineze të ngarkuara me hetimin, nuk kanë gjetur ndonjë problem mekanik apo elektronik që mund të çonte në rrëzimin e tij.

Avioni në fjalë konsiderohet si një nga modelet më të avancuara në industrinë globale të aviacionit civil për sa i përket sigurisë.

Sipas gazetës amerikane, hetuesit amerikanë janë duke u fokusuar në veprimet e një prej pilotëve.

Ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë që dikush të ketë hyrë në kabinë dhe të ketë shkaktuar qëllimisht rrëzimin.

Amerikanët ankohen se nuk kishin akses në të njëjtën sasi informacioni të vënë në dispozicion të homologëve të tyre kinezë.

“China Eastern”, nga ana e saj, i tha “Wall Street Journal” se asnjë provë nuk ishte mbledhur deri më tani se kishte pasur ndonjë problem teknik.

Linja ajrore nuk ishte e përfshirë në hetim dhe iu referua ekskluzivisht raportit paraprak të lëshuar nga qeveria e Pekinit më 20 prill, kur analiza e përmbajtjes së kutive të zeza ishte ende në vazhdim.

Sipas htimeve, pas përplasjes me tokën, që zgjati thuaje një minutë nga 10 mijë metra lartësi, avioni u shpërbë në 49 mijë copë.

Dy kutitë e zeza u gjetën pa shumë vështirësi, por njëra prej të dyjave ishte në gjendje “problematike” për sa i përket nxjerrjes së të dhënave, ndaj të dyja u dërguan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njëri, Flight Data Recorder, ruan mijëra parametra fluturimi. Tjetri, regjistruesi i zërit të Kabinës, regjistron bisedat në kabinë.

Meqenëse Kina është në krye të hetimit, çdo informacion mund të jepet – zyrtarisht – vetëm nga Pekini. Në raportin paraprak, autoritetet vendore kishin dhënë pak informacion mbi dinamikën.

Por kush ishte? Sipas “Wall Street Journal”, e cila së pari raportoi hipotezën mbizotëruese investigative perëndimore, fokusi është te komandanti.

Ata që kanë akses të drejtpërdrejtë në të dhënat e kutive të zeza, informojnë se nuk mund të përjashtohet një gjest vullnetar i oficerit të parë, i cili ulet në të djathtë të komandantit.

Për momentin, mundësia e një sulmi terrorist me një palë të tretë – një pasagjer apo një stjuardesë – të hyjë në kabinë duket e padiskutueshme.

Në atë moment, sipas burimeve, dera e blinduar ishte e mbyllur dhe nuk do të kishte britma apo kërcënime nga njerëzit jashtë kabinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë