Dy kandidatët për kreun e PD-së, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi do të jenë në të njëjtën ditë në Korçë (të enjten) vetëm pak ditë nga votimi përmes parimit “një anëtar një votë”
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njoftoi se turi i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD të enjten “përball” me të njëjtin elektorat Elezin dhe Berishën.
Në mesditë Ibsen Elezi do të jetë takim me anëtare të FRPD, në orën 17.00 takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Pogradec dhe në darke (ora 20.00) takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Korcë.
Ndërsa Berisha do të jetë pak më herët, në orën 18.30, në takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Korçë.
Turi i takimeve të secilit prej kandidatëve nuk ka marrë ndonjë rëndësi të veçantë.
Elezi është fokusuar më së shumti tek figura e Berishës ndërsa ky i fundit tek aksioni që duhet të ndërmarrë opozita në të ardhmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje