Politike

‘Rithemelimi’ kallëzim penal për kryetarin e Gjykatës së Tiranës: Nuk na dha vendimin për Alibeajn

Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal për kreun e gjykatës së Tiranës Flamur Kapllanaj dhe kancelarin Donald Xhelili duke i akuzuar për shpërdorim detyre.

Rithemelimi  njoftoi kallëzimin ndaj tyre me arsyetimin se nuk u ka dhënë vendimin për pranimin e ankimimit të Alibeajt.

“Në vijim të qëndrimit të bërë publik nëpërmjet deklaratës së ditës së diel, dhe në mungesë të reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur sot kallëzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit të gjykatës së Tiranës, të cilët në mënyrë të qëllimshme ende nuk i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore të cilat cenojnë interesa të ligjshëm të saj”, thuhet në njoftimin për shtyp të Rithemelimit.

“Partia Demokratike bën thirrje për organet ligjzbatuese që të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore këdo i cili me veprime te paligjshme tenton të ndikoje proceset ligjore në shqyrtim nga gjykatat, pavarësisht pozicionit qe mban”, vijon deklarata


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë