Politike

Vendimmarrja për negociatat në prag, Charles Michel viziton Tiranën

Presidenti i Këshillit Europian mbërrin këtë të premte në Tiranë, pak më shumë se një muaj nga mbledhja e udhëheqësve të BE-së ku do të vendoset nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapen negociatat.

Vizita nis me pritjen e Charles Michel nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të organizuar para Kryeministrisë.

Kjo pason takimin kokë më kokë në orën 10:30 dhe takimin mes dy delegacioneve. Në orën 11:15, Rama dhe Michel do të dalin në një konferencë për shtyp.

Këshilli do të mblidhet në fund të qershorit, ku kryetema do të jetë lufta në Ukrainë. Megjithatë, çështja e zgjerimit nuk do të anashkalohet dhe bashkë me të edhe vendimmarrja për negociatat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Javët e fundit është shtuar presioni ndaj Bullgarisë që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, që në këtë rast do të bllokonte edhe Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse Shqipëria mbahet peng edhe këtë qershor për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë, do të kërkojë në Bruksel ndarjen e dy vendeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë