Gazeta Si – Publikohen dëshmi të reja të krimeve të luftës të kryera nga ushtarët rusë në Bucha.
Gazeta “New York Times” publikon një video, ku shihet një grup prej nëntë personash me rroba civile duke ecur me duar pas kokës nën kërcënimin e armëve.
Një video e dytë e xhiruar nga një dron, do të tregonte kufomat e atyre që supozohet se janë të njëjtët burra të grumbulluar pas një ndërtese.
New evidence — including three videos obtained by The New York Times — shows how Russian paratroopers rounded up and executed at least eight Ukrainian men in Bucha on March 4, a likely war crime. https://t.co/EnA2q943Ds pic.twitter.com/BRMDeGo0u6
— The New York Times (@nytimes) May 19, 2022
Mes kufomave, do të kishte edhe një burrë me xhup blu, i cili gjithashtu shfaqej në grupin e të burgosurve.
Moska ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat dhe “Times” tha se ministria ruse e mbrojtjes dhe punëve të jashtme nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
Me qindra trupa civilësh të paarmatosur u panë të vrarë në rrugët e qytetit pranë Kievit, i cili u rimor nën kontroll nga ukrainasit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje