Gazeta Si – Fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është plotësisht nën kontrollin e forcave të armatosura ruse.
Kështu deklaroi Ministri i Mbrojtjes i Moskës, Sergei Shoigu, i cituar nga agjencia e lajmeve Tass.
Gjithsej 2,439 luftëtarë ukrainas u dorëzuan. Shoigu i komunikoi presidentit Vladimir Putin “përfundimin e operacionit dhe çlirimin e plotë” të uzinës.
Pas 86 ditësh rezistencë, pushtohet fabrika e çelikut, simbol i rezistencës së Mariupolit dhe Ukrainës.
Në më pak se 100 orë nga fillimi i evakuimeve, gjithsej 2,439 luftëtarë ukrainas iu dorëzuan armikut, siç ishte urdhëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i Kievit, pasi ishte “i pamundur të zhbllokohej” ngërçi “me mjete ushtarake”, shpjegoi ai presidenti Volodymyr Zelensky.
Komandantët e regjimentit Azov dhe trupat e tjera të strehuar në tunele, u përpoqën të qëndronin deri në momentin e fundit të mundshëm.
“Komanda eprore ushtarake ka dhënë urdhrin për të shpëtuar jetën e ushtarëve të garnizonit tanë dhe për të ndaluar mbrojtjen e qytetit të Mariupolit”, tha në videon e tij të fundit komandanti i Azovit, Denis Prokopenko, i cili të hënën i dha dritën jeshile daljes së shokëve të tij pas diktatit të parë për dorëzim që erdhi nga Kievi.
Moska publikoi në mbrëmje videon e dorëzimit të tyre, duke pretenduar se Prokopenko u dërgua “me një automjet të blinduar special” në territoret e kontrolluara nga Rusia.






Tani, për Kievin do të jetë koha për negociata për të tentuar shkëmbimin e të burgosurve me Moskën.
Zelensky shpjegoi se këto do të kryhen edhe me ndërmjetësim ndërkombëtar, duke përmendur kontributin e Turqisë, Zvicrës, Izraelit dhe Francës.
Ndërsa Azovstal ka rënë, ofensiva po përjeton një përshpejtim të ri dramatik në Ukrainën lindore.
Bombardimi kishte në shënjestër 54 vendbanime në rajonet Donjeck dhe Lugansk. Ndër zonat më të goditura nga bastisjet e reja është edhe rajoni i Chernihiv, ku fshati Desna u vu në shënjestër, duke shkaktuar “shumë vdekje”.






Sipas ministrit të Mbrojtjes Shoigu, trupat e Moskës “vazhdojnë të zgjerojnë kontrollin e tyre mbi territoret e Donbasit.
“Çlirimi i Republikës Popullore të Luganskut, – parashikoi ai – po i afrohet fundit”. Çmimi i tentativës së pushtimit, denoncoi sërish Kievi, është shkatërrimi i qendrave si Rubizhne, e cila u “shkatërrua plotësisht, nuk ka ndërtesa të mbijetuara, shumë shtëpi nuk mund të restaurohen. Ka varreza në oborre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje