Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për projektin e Parkut të Butrintit duke e cilësuar akt korruptiv.
Ai ishte në një linjë me një grup protestuesish jashtë Kuvendit të mbledhur për të njëjtën cështje kur kërkuan protesta.
“Është shpërdorimi më i madh që i bëhet pasurisë kombëtare, vlerave të mëdha historike, kulturore, biodiversitetit të asaj zone, shtratit nënujor i pasur me gjetje arkeologjike nga më të çmuarat. Mbrojtja e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën se nuk do sillet me Butrintin si plaçkë e baballarëve të tij. Ajo është pronë e shqiptarëve. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e Parkut dhe kanë hartuar një plan menaxhimi, kanë parashtruar programin e një akti korruptiv. Kundër këtij projekti, është ndër më korruptivit në Shqipëri dhe në Europë. Shkatërrimtar për një pasuri përrallore”.
Projektligji për menaxhimin e Butrintit pritet të miratohet të hënën nga Kuvendi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje