Politike

Meta pret delegacionin e PE: BE, e vetmja alternativë për shqiptarët

Ka mbërritur në Tiranë një delegacion i eurodeputetëve të Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Delegacioni kryesohet nga kreu i këtij Komitetit, David McAllister. Vizita e delegacionit ka nisur me një takim me Presidentin Ilir Meta.

Në këtë takim, Presidenti thotë se siguroi eurodeputetët se “shqiptarët vazhdojnë të besojnë tek projekti europian, si alternativën e tyre më të mirë dhe të vetme për një të ardhme të paqtë e të begatë”.

“Vlerësova qasjen realiste që Parlamenti Europian ka ndaj situatës në Shqipëri, duke mbështetur plotësisht shqetësimet serioze të adresuara në rezolutën e 19 majit. Nevojitet përmirësim urgjent i llogaridhënies në çdo nivel, lirisë së medias, integritetit të zgjedhjeve, luftës kundër korrupsionit dhe gjithë problematikave të tjera, që lidhen me bllokun më të rëndësishëm të çështjeve thelbësore”, shkruan Meta.

“Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona ashtu edhe për vetë BE, për të siguruar transformimin demokratik përmes reformave të vërteta dhe të pakthyeshme”, mbyll deklaratën e tij Presidenti Meta.

Qëllimi i vizitës së eurodeputetëve është mbështetja e progresit dhe reformave drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Eurodeputetët rikonfirmuan nga ana tjetër se Shqipëria është gati për nisur negociatat e anëtarësimit. Gjatë vizitës pritet që të adresohen shqetësimet e theksuara në raportimin e miratuar në seancën plenare të 19 maj në Komitetin për Çështjet e Jashtme të PE.

Delegacioni prej shtatë eurodeputetët e udhëhequr nga i djathti David McAllister dhe në agjendë përfshihen edhe takime me opozitën dhe shoqërinë civile.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë