Gazeta Si – Sipas Henry Kissinger, ish-sekretar i shtetit i SHBA-ve, Perëndimi nuk duhet të përpiqet t’i shkaktojë disfatë Rusisë dhe Ukraina duhet të heqë dorë nga disa territore për të arritur paqen.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, Kissinger, 98 vjeç, theksoi se Kievi duhet të “fillojë negociatat përpara se të lindin trazira dhe tensione që nuk do të jenë të lehta për t’u kapërcyer”.
Kissinger, shtoi më tej se “pika e rënies duhet të jetë një kthim në status quo” përpara pushtimit.
“Vazhdimi i luftës përtej asaj pike nuk do të ishte më për lirinë e Ukrainës, por për një luftë të re kundër vetë Rusisë”.
Në Davos, Volodymyr Zelensky, tha se nëse nuk reagojmë ndaj pushtimit të Vladimir Putin, forca brutale do të pushtojë botën.
Kissinger kujtoi se Rusia është pjesë e Evropës dhe se do të ishte një “gabim fatal” të harronim pozicionin e forcës që ka mbajtur në Kontinentin e Vjetër për shekuj me radhë dhe se Perëndimi nuk duhet të harrojë marrëdhënien afatgjatë me Moskën.
Ky sipas tij do të ishte dhe një ndëshkim për një aleancë të mundshme, të përhershme dhe gjithnjë e më e fortë të Moskës me Kinën.
“Shpresoj që ukrainasit të jenë në gjendje të zbutin heroizmin që kanë treguar me mençuri”.
Nga ana tjetër, “NATO nuk do të shkojë në luftë në Ukrainë, për mbështetje po, por luftë jo”.
Kështu deklaroi sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Në të njëjtën kohë, shtoi ai, NATO është e gatshme të jetë e vendosur për të mbrojtur anëtarët e saj në rast agresioni.
“Moska nuk duhet as të mendojë të sulmojë aleatët tanë, sepse ne pa dyshim do të ndërhyjmë. Nëse Rusia e di se ne do të ndërhyjmë në mbrojtje të aleatëve tanë, nuk do të sulmojë. Dhe kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur paqen”.
Stoltenberg theksoi gjithashtu, se kur presidenti rus Vladimir Putin i paraqiti NATO-s një “ultimatum” dhjetorin e kaluar, në të cilin ai kërkoi “një traktat ligjërisht të detyrueshëm për të rishkruar arkitekturën e sigurisë në Evropë” dhe “për t’i dhënë fund zgjerimit të NATO-s”, ai donte më pak Aleancë në kufijtë e saj.
Ai ka ndezur një luftë, por tani ka më shumë NATO në kufijtë e saj dhe më shumë vende anëtare të Aleancës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje