Seanca plenare e të enjtes nuk do të zhvillohet
“Ju njoftojmë se seanca plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit, nuk do te zhvillohet.
Kjo seance do të zëvendësohet në një datë tjeter që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Kuvendit .
Kuvendi nuk jep sqarim për arsyet e anulimit, por nisur nga zhvillimet shkak kryesor është post finalja e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fjenordit, ku vetëm një ditë para, të martën në mbrëmje 30 persona janë paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës si pasojë e dhunës së shpërthyer mes tifozësh.
20 prej të lënduarve janë efektivë të Policisë së Shtetit, që u përballën me tifozeritë e Romës dhe të Fejnordit, ndërsa 10 të tjerë janë tifozë të të dyja skuadrave.
Njëri prej efektivëve është goditur me thikë, ndërsa 19 të tjerët kanë marrë lëndime prej goditjeve me sende të forta.
Policia njoftoi se ka shoqëruar në komisariate 60 tifozë, 48 italianë dhe 12 holandezë, si dhe ka dëbuar me një traget në drejtim të Italisë 80 tifozë të tjerë të Romës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje