Bota

Kryeministrja e Finlandës viziton Irpinin dhe takon Zelenskijn

Gazeta Si – Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin vizitoi qytetin e Irpinit këtë të enjte, duke takuar më pas edhe presidentin Zelenski.

Kështu bën të ditur Këshilli Bashkiak, duke kujtuar se mbi 70% e qytetit është dëmtuar nga lufta.

Këtë e raporton “Unian”, duke publikuar foto nga vizita. “Ne treguam pasojat e “paqes ruse” të lënë nga pushtuesit dhe diskutuam çështjen e ndihmës në rindërtimin e qytetit tonë”, – tha sekretarja e këshillit të qytetit, Angela Makeyeva, duke falënderuar Finlandën për pozicionin e saj për integritetin territorial të Ukrainës, si dhe vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Rusisë dhe mbështetje dhe ndihmë ushtarake.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në një seancë plenare në takimin e 51-të vjetor të World Economic, tha se presidenti rus Vladimir Putin do të negociojë seriozisht paqen vetëm pasi të kuptojë se nuk mund të thyejë mbrojtjen e Ukrainës.

“Ne duhet ta bëjmë Putinin të kuptojë se nuk do të ketë paqe të diktuar, Ukraina nuk do ta pranojë atë”. Sipas Scholz, shtoi se “Putin nuk duhet ta fitojë dhe nuk do të fitojë” .

Scholz premtoi gjithashtu se Gjermania do të ndalojë përdorimin e naftës ruse deri në fund të vitit dhe po punon shumë për t’i dhënë fund varësisë së saj nga gazi rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë