Bota

Putin nuk tërhiqet: Asnjë ‘polic’ në botë s’mund të na ndalojë

Gazeta Si – “Në një botë si ajo bashkëkohore, një vend si Rusia nuk mund të lihet mënjanë, të izolohet, por ata që e provojnë i bëjnë dëm para së gjithash vetvetes”.

Kështu ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur në një video-konferencë në seancën plenare të Forumit Ekonomik Euroaziatik.

Putin e quajti gjithashtu “vjedhje” vendimin evropian për të ngrirë pasuritë e miliarda oligarkëve.

“Vjedhja e aseteve nga Perëndimi nuk do të çojë në asgjë të mirë”. Rusia “është konkurruese dhe mbetet eksportuesi kryesor i grurit në botë. Me sanksionet, ne po bëhemi më të fortë”.

Në fund, ai përfundoi: “Asnjë ‘polic në botë’ mund të ndalojë vendet që duan të ndjekin një politikë të pavarur”.

Nga ana tjetër, Moska pret që Kievi të pranojë kërkesat e Rusisë. Kështu ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

“Moska pret që Kievi të pranojë kërkesat e Moskës dhe të kuptojë situatën ‘de facto’, situatën reale”, tha Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje se çfarë lëshimesh pret Moska nga Kievi.

“Këto nuk janë koncesione territoriale. Kievi duhet, e përsëris edhe një herë, të njohë situatën ‘de facto’ dhe të vlerësojë me maturi”, shtoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo vlen edhe për koncesionet territoriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë