Gazeta Si – Një tërmet i fortë (magnitudë 7.2) goditi Perunë jugore, pranë kufirit me Bolivinë.
Mediat lokale dhe ndërkombëtare për momentin nuk raportojnë për dëme apo të lënduar.
Tërmeti u regjistrua në orën 7.02 (14.02 me orën europiane) nga Instituti i Gjeofizikës së Perusë (Igp), me epiqendër 20 kilometra në veri-lindje të Ayaviri, Melgar (provinca e Puno) dhe në një thellësi prej 240 kilometrash.
Gjatë lëkundjeve të fuqishme, që zgjatën thuajse një minutë, popullsia doli në rrugët.
Tërmeti shkaktoi skena paniku në qytetet e mëdha qendrore jugore si Cusco, Moquega, Tacna, Apurimac dhe Arequipa.
Pamjet e publikuara tregojnë se njerëzit braktisin në rrugë makinat dhe mjetet e tjera deri sa përfunduan lëkundjet.
Peruja ndodhet në zonën e njohur si “Unaza e zjarrit të Paqësorit”, ku regjistrohet afërsisht 85% e aktivitetit sizmik botëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje