Politike

Kryesia e PD / Berisha rikthen Topallin e Imamin, në listë asnjë kundërshtar dhe i papozicionuar në konflikt. ‘Shpërblehet’ Zhupa e Mahmutaj

Te shtunen Komisioni i Rithemelimit organizoi zgjedhjen e Kryesisë se re të PD-së. 

Fillimisht, fjalën e mori Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka.

Sipas Rithemelimit, “risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare. Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike”

Plot 46 anëtarë të Partisë Demokratike garojnë te shtunen për t’u zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD-së anëtarë të Kryesisë së PD-së. Nga këta 47, vetëm 20 do të zgjidhen. Lista e kandidatëve nis me Agron Shehajn dhe përfundon me Tritan Shehun.

Në listë vihet re se marrin pjesë në garë të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Ndërkohë që janë pjesë edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës si Jozefina Topalli e Arben Imami.

Ndërkohë, duket se ka një qëndrim shpërblyes për dy deputetët e vetëm që iu bashkuan Kuvendit të fundit, konkretisht për deputeten Ina Zhupa dhe Kasëm Mahmutajn.

Të dy ligjvënësit janë pjesë e garës për kryesinë e PD-së.

Ndërkohë në listë mungon emri i Albana Vokshit dhe Edi Palokës.

Në listë nuk është përfshirë askush nga kundërshtarët e Berishës, apo ata që nuk janë pozicionuar në konflikt.

EMRAT QË VOTOHEN SOT PËR KRYESINË E PD

1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMÇI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLIÇI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMÇI
11 BUJAR NISHANI
12 CLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOMD SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUCOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF ÇELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BAÇI
42 LUCIANO BOÇI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë