Këshilli Kombëtar i dalë prej “Rithemelimit” votoi të shtunën për 20 anëtarët e rinj të kryesisë, 6 gra dhe 14 burra nga 47 kandidatë gjithsej.
Një listë që nuk kishte asnjë risi dhe të ricikluar nga koha e qeverisë Berisha, përjashto deputeten Ina Zhupa.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka që futet automatikisht në kryesi tha se organi që ai drejton do të mund të marrë vendime të rëndësishme, ndryshe nga tetë vitet e shkuara.
“…Unë kam besimin se ky Këshill Kombëtar do të fitojë dinjitetin që për fat të keq në 8 vite e humbi, do marrë rolin e tij si organi më i rëndësishëm siç është i parashikuar në statut dhe siç duhet të jetë midis dy kuvendeve, si vite e humbi, organizëm i rëndësishëm mes dy Kuvendeve, rol që për fat të keq e kishte humbur në 8 vitet që kaluan, mbase me qëllim u rritën numrat edhe të anëtarëve të Këshillit edhe të Kuvendit në një pikë të tillë që e bënte praktikisht të pambledhshëm Këshillin jo më të merrte vendime që nuk i mori kurrë.
Besoj që bashkërisht të gjithë do ta çojmë Partinë Demokratike në atë pikë në fitore, sepse këtë presin demokratët nga ne, këtë pret e gjithë Shqipëria nga PD..” tha Paloka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje