Politike

Berisha: PD kaloi nga disfata në disfatë, qeverisë do ia shkurtojmë ditët, SHBA vendi i lirisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar se forca politike që ai drejton e ka të qartë pozicionin ndaj SHBA

 ‘Zgjidhja është; Brukseli. Ky mision përmbushët kur të qëndrojnë besnikërisht në ADN shqiptare, kur të hedhim poshtë këtë përçmim, të gjitha insinuatat, sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin; rroftë Amerika. Plaçkitin natën dhe ditën thërrasin; Rroftë Amerika. Ky është qëndrim më anti-amerikan që mund të mbahet.

Amerika është vend i vlerave të lirisë, udhëheq dhe rrezaton si avokate e lirisë, si mbështetëse e plaçkitësve, ndaj dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Misioni unë është që të konsolidojmë në këtë vend atë që kanë bërë kombet e mëdha.

Këto janë thirrje për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duan që të jeni problemi i saj përsëris. Së bashku do ia dalim të realizojmë misionin tonë të shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim, më i keqi, antishqiptari që ka pasur ky vend deri më sot”

Beriosha foli edhe në raport me qëndrimet që do të mbahen ndaj qeverisë “Rama”..

‘Nuk ka vend në Europë, veç Rusisë dhe Bjellorusisë, ku të drejtat e njeriut dhunohen më shumë se në Shqipëri. Ku është zëri ynë? Duhet t’ia shtrojmë çdo ditë pyetjen vetes. Duhet të hedhim pas dhe poshtë qëndrimet e deri tanishme apatike të PD.

Ata që e rithemeluan PD, e rithemeluan pikërisht për këtë qëllim. Pse e rithemeluan? Sepse donin ta shihnin partinë e tyre parti të interesit kombëtar. A dini ndonjë vend tjetër që interesi kombëtar të shkelmohet në mënyre flagrante më shumë se e bën Edi Rama?

44 mijë anëtarë të PD presin nga ne të kundërshtojmë politikën antikombëtare të Edi Ramës. Ata janë të gatshëm për beteja, presin vetëm udhëheqjen tuaj.

Pse rithemeluan anëtarët PD? Sepse ata ndjejnë dhimbje të madhe, dëshpërim të thellë kur shohin kombin të shpërbëhet çdo ditë.

Betejë, drejtim, betejë për interesin kombëtar!

S’ka mision më të madh sesa të ngrihemi dhe t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Ata që mendojnë se  është regjim i fortë, gabojnë. Është e vërtetë që ka para korrupsioni, që vret njerëz në komisarit, por e vërteta tjetër më e madhe është që ky regjim është kalbësirë’, tha ai.

Një mesazh i qartë edhe në raport me drejtimin e Bashës.

‘PD kaloi nga disfata në disfatë, humbje në humbje për shkak të drejtimit problematik, dështak të drejtuesve të saj. Jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite. Ata sakrifikuan, bënë çdo sakrificë në 8 vite. E gjitha kjo përbën një detyrim madhor për ne. Ata ishin, siç dëshmuan në lartësinë e misionit dhe idealeve të tyre. 44 mijë luftëtarë të lirisë, morën pjesë në këtë rithemelim.

Ronald Regan e ka të pavdekshme thënien e tij ‘problemi është qeveria’. Ne nuk jemi qeveri, por opozitë. Dhe problemi është udhëheqja. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë këtë thënie, këtij gjeniu të konservatorëve mbi tokë.

Si mund të jetë problematike udhëheqja e opozitës. Dy janë problemet kryesore. 

E para; pazaret me qeverinë, për interesa personale. Ato detyrojnë udhëheqjen që të shkelmojë mbi interesat e anëtarëve. Shembulli më tragjik jemi ne PD në vitet e shkuara. Sot ne kemi një ndryshim të madh. Jeni ulur në këtë sallë si përfaqësues të demokratëve dhe demokratëve shqiptarë, të zgjedhur me votën e tyre, përfaqësues të vullnetit të tyre, dhe jo të kryesisë apo të kryetarit të partisë. Çfarë do të thotë kjo?! Të atyre që e ngritën në këtë nivel PD, dhe që alternativen e saj e çuan në ‘To be or not to be. Ata presin nga ju çdo ditë, udhëheqje, vizion vendosmëri.

Cila është sëmundja e dytë e udhëheqjes opozitare. E dyta me efekte shkatërrimtare për opozitën është protagonizmi vantosh-opozitar. I kënaqur se ke një vend, mandat, një post, dhe të tjetër të shohin. Por ti çfarë bën?! Opozita profesioniste është një opozitë që nuk duhet të pushoj. Ndaj ka një antidod, unë dhe të gjithë drejtuesit, çdo mëngjes duhet të themi; çfarë do bëjë unë kundër këtij regjimi? Një betejë e paparë në Shqipëri do ishte zgjidhja”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë