Gazeta Si – Ka startuar në kryeqytet mbrëmjen e së shtunës Kampionati Europian i Peshëngritjes “Tirana 2022”. Ky edicion jubilar Europiani, i 100-ti, zhvillohet në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik.
Janë 39 federata që marrin pjesë në këtë event. Ato kanë parakaluar me flamujt kombëtarë gjatë ceremonisë së hapjes. Shqipëria merr pjesë me 14 sportistë në këtë Europian, 3 nga të cilat femra.
Natyrisht, pritshmëritë janë të mëdha për kampionin Briken Calja, i cili garon të martën. Edhe nga emra të tjerë si, Erkand Qerimaj, Evangjelia Veli apo Daniel Godelli priten medalje.

“Mirënjohje për të gjithë organizatorët dhe vullnetarët që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë event. Falënderoj kryebashkiakun Veliaj, mbështetësi kryesor për këtë organizim.
Është një edicion jubilar për Federatën Europiane, përkon me 100-vjetorin e Kampionateve Europiane. Falënderoj krerët e federative, që pranuan që eventin ta zhvillonin në Shqipëri”, – tha presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, si dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje