Sport

Evangjeli Veli kampione Europe, 2 medalje ari për Shqipërinë

Gazeta Si – Evangjeli Veli është shpallur Kampione Europe. Peshëngritësja shqiptare u shpall kampione në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh në Europianin që po zhvillohet në Tiranë.

Veli garon në peshën deri në 55 kilogramë. Ajo i ka dhuruar sot Shqipërisë dy medalje ari, ndërsa në stilin e shtytjes mori medalje argjendi, pasi zuri vend të dytë.

Tabela per peshat e ngritura nga çdo sportiste. Gazeta Si, 29 maj 2022

Në shkëputje Evangjeli Veli i kaloi me sukses të tria provat. Ajo ngriti 91, 93 dhe 95 kilogramë, duke zënë vendin e parë. Në vend të dytë u renditën Konotop e Ukrainës dhe Sterck e Belgjikës.

Në shtytje Veli realizoi ngriti 108 kilogramë në provën e parë. Në provën e dytë peshëngritësja shqiptare 111 kilogramë. Në të tretën ngriti 113 kilogramë, po aq sa Konotop e Ukrainës, që zuri vendin e parë.

Në dygarësh Evangjeli Veli kapi shifrën e 208 kilogramëve, duke siguruar medaljen e dytë të artë. Shqipëria merr kështu medaljet e para në Europianin që e zhvillon në shtëpinë e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë