Gazeta Si – Një gazetar francez u vra pranë Severodonetsk, një qytet ukrainas në qendër të ofensivës ruse.
Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, tha: “Sot automjeti ynë i blinduar, i përdorur për evakuime, do të merrte 10 persona nga zona, kur u vu nën zjarrin e armikut. Forca e granatave goditi makinën dhe një gazetar francez, i cili po raportonte për evakuimin, u plagos për vdekje”.
Sipas Gaidai, reporteri “pësoi një plagë fatale në qafë dhe vdiq”, ndërsa një polic në patrullë “u shpëtua nga një helmetë”.
“Po ndalojmë zyrtarisht evakuimin”, përfundoi guvernatori.
Ndërkohë, fillimjava ka nisur me luftime intensive mes rusëve dhe ukrainasve në lindje të vendit.
Në Severodonetsk ka pasur luftime të ashpra, teksa ukrainasit njoftojnë se është shkatërruar rreth 90 % e ndërtesave të këtij qyteti.
Kryetari i bashkisë së qytetit tha se bombardimet kishin ndërprerë energjinë dhe shërbimin celulare në qytet, teksa edhe qendra për ndihma humanitare u mbyll për shkak të rreziqeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje