Bota

Zelenski tjetër apel BE-së: Shumë fëmijë po vriten!

Gazeta Si – Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 96-të. Erdogan ka ftuar Putinin dhe Zelenskin për dialog. Lavrov nën anën tjetër ka thënë se portat e rifillimit të dialogut nuk janë mbyllur.

Mes paketës së 5-të dhe të 6-të të sanksioneve të Bashkimit Europian kudër Moskës, Ukraina ka pësuar shumë dëme. “Shumë ukrainas kanë vdekur. Shumë fëmijë janë vrarë”, – u është drejtuar presidenti ukrainas Zelenski drejtuesve të BE-së.

Zelenski me drejtues ushtarake ukrainas. Gazeta Si, 30 maj 2022

Zelenski disa herë ka përsëritur urgjencën për “masa të reja sa më shpejt të jetë e mundur”. Sipas tij, duhet vepruar shpejt edhe për çështjen e grurit.

“Është një çështje urgjente”, – ka thënë Zelenski në fjalimin e tij drejtuar krerëve të BE-së, të mbledhur në Bruksel për këshillin europian. Ai theksoi se kriza e grurit, nëse nuk zgjidhet, do të ketë impakt të fuqishëm.

Presidenti Zelenski, në lidhjen video me 27 liderët europianë, u ka kërkuar atyre të “qëndrojnë të bashkuar dhe të mos ndahen”. BE i ka garantuar ndihma për mbojtjen dhe rindërtimin presidentit ukrainas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë