Politike

Konflikti brenda PD, Duka i PAA del vetëm në zgjedhjet vendore: Bashkëpunim me forca të reja politike

Partia Agrare Ambientaliste do të futet në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 jashtë koalicionit me PD.

Kryesia e kësaj partie vendosi që në këto zgjedhje PAA të prezantojë filozofinë dhe identitetin e saj, me fokus agrar e mjedisor.

PAA njoftoi përmes një njoftimi zyrtar se kjo forcë politike është në fazë riorganizimi, dhe në vjeshtë ajo do të fillojë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për këshillat bashkiakë. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën politike në vend.

“Një dominancë absolute dhe arrogante në nivel vendor, nga mazhoranca socialiste dhe një opozitë tërësisht e destabilizuar nga ana organizative si pasojë e luftës së brendshme, e bëjnë mjedisin politik shumë të papërshtatshëm dhe jo të qetë për votuesit.

Megjithatë, PAA do të vazhdojë të mbetet një parti opozitare, dhe me program e platformë tërësisht në interes të qytetarëve”, sqaron Duka.

PAA, paralelisht me riorganizimin e strukturave, po riorganizon edhe programin e saj, duke mbetur një parti e spektrit të gjelbërt.

“Ne do të projektojmë në programin tonë jo thjeshtë mbështetjen e mbijetesës apo lëmoshës, por krijimin e mekanizmave që modernizojnë bujqësinë, rrisin prodhimin, standardet e cilësisë dhe eksportimin e prodhimit”, thuhet në vendimin e kryesisë

Megjithatë, PAA lë të hapur mundësinë për të koordinuar apo bashkëpunuar me lëvizje të reja, apo forca të reja politike që do të përfshihen në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Aktualisht Agron Duka eshte deputet ne listat e PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë