Politike

A votoi PD në PPE për organet drejtuese? Shumë zhurmë për asgjë    

A pati të drejtë vote PD-ja në rizgjedhjen e Presidentit të PPE-së, Manfred Weber në Roterdam të Holandës?

Dy foto të publikuara nga palët kundërshtare në PD, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi trazuan jo pak rrjetin e komenteve politike në Tiranë ku paraprakisht u raportua se PD-së i ishte hequr e drejta e votës për organet drejtuese të PPE-së.

LEXO EDHE:
Konflikti brenda partisë, PD i hiqet e drejta e votës për organet drejtuese të PPE

Dhe kjo bazuar në dokumentin zyrtar të publikuar nga PPE ku Shqipëria figuronte me zero delegat për të votuar. Që do të thotë asnjë votë në emër të PD-së.

Tabela e pjesemarresve ne votim

Deri këtu gjithçka e qartë. Ajo që trazoi sërish debatin ishte një foto e publikuar nga Jorida Tabaku e cila tregonte veten duke votuar për Presidentin e PPE-së.     

Jorida Tabaku duke votuar per Presidentin e PPE

“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurt që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP!”, shkruan Tabaku. Por kinse, Tabaku nuk sqaronte se në çfarë cilësie kishte votuar.

Belind Këlliçi një tjetër pjesëmarrës në Roterdam si kryetar i FRPD do të sqaronte më pas se vota e saj nuk ishte në emër të PD-së por në cilësinë e anëtares së delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Pas publikimit të fotos nga Tabaku, nxitoi ta bënte këtë gjë edhe  Albana Vokshi.

Albana Vokshi duke votuar per Presidentin e PPE

Edhe ajo nuk sqaroi se në çfarë cilësie kishte hedhur votën për Manfred Weber.

“PPE ka dhënë mbështetjen e saj me konsensus për Manfred Weber i cili pritet të zgjidhet Presidenti i ri i saj.

Në këtë mënyrë, PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian.

Nesër votimi për 10 zëvendës presidentët dhe trezorierin e EPP”, komentoi Vokshi.

Ajo rezultoi se kishte votuar si Kryetare e Forumit të Gruas e atashuar në PPE dhe jo si përfaqësuese e PD-së.

Ai që u përpoq që të zgjidhte lëmshin ishte sërish Këlliçi duke sqaruar disa herë se PD-ja nuk ishte e përfaqësuar me asnjë delegat në PPE dhe për pasojë me asnjë të drejtë vote me argumenton se kjo e fundit po përpiqej të ruante neutralitetin e situatës së krijuar në PD deri në zgjidhjen e problemit gjyqësor.

Atëherë pyetja që ngrihet është se, nëse PPE ka dashur të ruajë neutralitetin pse nuk ftoi delegatë nga të dyja kahet por ua hoqi të drejtën të dyja palëve që të votojnë në emër të PD-së?

Qëndrimi i PPE-së është i qartë. Pavarësisht mënyrës se si po duan ta shesin palët në konflikt në PD  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë