Bota

SHBA/ 4 të vrarë në një sulm me armë në spital, autori donte të vriste mjekun

Gazeta Si – Synonte të vriste një doktor, por i mori jetën 4 personave të tjerë dhe në fund u vetëvra.

Të shtënat e fundit me armë tronditin sërish Amerikën dhe rindezin polemikat mbi armët në qarkullim.

Këtë herë skena e përleshjes nuk është një shkollë, por një kampus spitali në Tulsa, Oklahoma dhe bilanci është dramatik: 5 persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe vrasësin.

Të paktën dhjetë persona të tjerë u plagosën.

Sipas asaj që ka dalë deri më tani, pak para pesë orës lokale vrasësi, një afrikano-amerikan i armatosur me një pushkë gjysmë automatike dhe pistoletë, u ngjit në katin e dytë të ndërtesës “Natalie Medical Building”, një nga ndërtesat në kampusin e St.Francis Hospital.

Ai hapi zjarr duke goditur 4 persona para se të vetëvritej në rrethna të paqarta.

Kapiteni i policisë, Richard Meulenberg, cili foli për një “skenë katastrofike”, siç raportojnë mediat amerikane.

“Kemi ndërhyrë brenda tre minutave nga telefonata e marrë”, shtoi ai, por me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të agjentëve, masakra nuk mund të shmangej.

Pushka e përdorur nga vrasësi ishte gjysmë automatike, njoftoi policia, duke theksuar se nuk ishte një gjest rastësor.

Sulmuesi donte të shkonte në spital në katin e dytë: në synimin e tij, ai kishte objektiva specifike, shton policia, duke theksuar se po kërkonte një mjek.

Sipas raporteve nga CNN, Joe Biden u informua menjëherë për incidentin. Pak para të shtënave, presidenti kujtoi në Tëitter përvjetorin e asaj që njihet si masakra e Greenëood, e quajtur sipas lagjes afrikano-amerikane të Tulsas, e cila midis 31 majit dhe 1 qershorit 1921 u sulmua nga një grup supremacistësh të bardhë, të cilët i vunë zjarrin.

Ata sulmuan banorët e zonës, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur (39 viktima edhe numri real ndoshta shumë më i madh) dhe mbi 800 të plagosur.

Ky episod ndodh pak ditë pas masakrës së Uvaldes, Teksas, ku një djalë i armatosur me automatik vrau 21 persona në një shkollë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë