Gazeta Si – Për Komisionin Evropian, Kroacia është e gatshme t’i thotë lamtumirë kunës dhe të adoptojë euron nga 1 janari 2023.
Kjo është ajo që del nga raporti i konvergjencës 2022, i publikuar më 1 qershor, në të cilin Komisioni Evropian përcakton se Zagrebi ka të drejtë të miratojë monedhën e përbashkët evropiane, duke e çuar kështu numrin e vendeve që përdorin euron në 20 nga viti i ardhshëm.
Do të jetë Këshillii (qeveritë e vendeve anëtare) që do të marrë vendimin përfundimtar deri në gjysmën e parë të korrikut, pas një diskutimi në Eurogrup dhe në Këshillin Evropian (kryetarët e shteteve dhe qeverive).
Por asgjë tani duket se nuk e pengon hyrjen në eurozonë të vendit të udhëhequr nga Andrej Plenkoviç.
Nëse ka miratim nga Këshilli Evropian, atëherë Ecofin do të miratojë masat e nevojshme ligjore dhe – me propozim të Komisionit, pas konsultimit me BQE – do të miratojë kursin e konvertimit me të cilin monedha kombëtare (sot vlen një kuna 0,1327 euro), do të zëvendësohet me euron, e cila në këtë mënyrë do të fiksohet në mënyrë të pakthyeshme.
Shtetet anëtare që miratojnë euron, duhet të kenë arritur një nivel të lartë të konvergjencës ekonomike të qëndrueshme dhe të respektojnë kriteret si stabiliteti i çmimeve, financat e shëndosha publike, stabiliteti i kursit të këmbimit, qëndrueshmëria e konvergjencës.
Në raportin e konvergjencës 2022, i cili vlerëson progresin e bërë nga Bullgaria, Çekia, Kroacia, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Suedia drejt anëtarësimit në eurozonë, në fakt, Zagrebi është i vetmi, së bashku me Suedinë, që ka arritur momentin historik të 4 kritere të kërkuara nga Traktati dhe Statuti i Sistemit Evropian të bankave qendrore/BQE.
Për komisionerin e Ekonomisë, Paolo Gentiloni, ajo që do të ndodhë me Kroacinë është “një moment historik” në rrugëtimin e tij evropian, i cili sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta bëjë “monedhën tonë të përbashkët më të fortë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje