Liderët e Bashkimit Europian kanë miratuar paketën e gjashtë të sanksioneve të kundër Rusisë.
Ajo që vërehet është se BE-ja ka hequr nga lista Patriarkun e Kishës Ortodokse Kirill, pas kundërshtimeve të Hungarisë.
Paketa e 6-të e sanksioneve kundër Rusisë u miratua sot nga Përfaqësuesit e Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së që u takuan në Luksemburg. Sipas një deklarate të Presidencës Franceze të BE-së, paketa e 6-të e sanksioneve do të miratohet nga Këshilli me procedurë të shkruar dhe do të publikohet nesër në Fletoren Zyrtare të BE-së.
Sipas burimeve diplomatike europiane që folën për BBC, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, nuk është përfshirë në listën e zezë të sanksioneve, pas një refuzimi të Hungarisë.
Me miratimin e paketës së 6-të të sanksioneve miratohet edhe ndalimi i importit të naftës nga Rusia nëpërmjet rrugëve detare.
Gjithashtu është planifikuar të shkëputen tre banka ruse , përfshirë Sberbank, nga sistemi financiar ndërkombëtar Swift, si dhe të shkëputet një bankë bjelloruse./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje