Bota

OKB miraton ndryshimin e emrit të shtetit turk

Turqia do të njihet si “Türkiye” nga sot e tutje, pasi OKB konfirmoi ndryshimin e emrit të propozuar nga Ankaraja.

Dhjetëra institucione shtetërore do të ndryshojnë emrin se si i referohen shtetit turk.

Duke folur për Anadolu Agency të Turqisë, zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha se ata morën letrën zyrtare nga autoritetet turke që kërkonin të ndryshonin emrin e vendit dhe ndryshimi hyri në fuqi që nga momenti i marrjes së letrës.

“Türkiye” tani do të përdoret në të gjitha gjuhët e huaja dhe emri i plotë zyrtar i vendit do të jetë “Republic of Türkiye “.

Qeveria ka ndjekur një strategji për të ndryshuar emrin e vendit që nga janari, duke synuar përmirësimin e imazhit të vendit.

Media shtetërore ka përdorur “Türkiye” prej muajsh tashmë dhe një fushatë reklamuese shtetërore që promovon përdorimin e “Türkiye” për të huajt është zhvilluar në fluturimet e Turkish Airlines dhe në video të tjera promovuese turistike.

“Procesi që filluam nën udhëheqjen e presidentit tonë Rexhep Tajip Erdogan për të rritur imazhin e vendit tonë duhet të finalizohet”, shkroi Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu në Tëitter më 31 maj.

Emri “Turkey” është përdorur nga të huajt për shekuj me radhë për të përcaktuar qendrore të Perandorisë Osmane dhe më vonë të shtetit pasardhës të saj, Republikën e Turqisë./BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë