Bota

Përsëri sulm me armë në Amerikë, një burrë vret dy gra jashtë kishës dhe më pas veten

Një burrë ka qëlluar dhe vrarë dy gra në parkingun e një kishe në Iowa dhe më pas ka vrarë veten duke shtuar tre të vdekur në bilancin kombëtar nga një seri të shtënash që kanë tronditur Shtetet e Bashkuara ditët e fundit.

Të shtënat në Iowa ndodhën të enjten pak pasi presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbi dhunën me armë.

“Të shtënat në Iowa ndodhën jashtë Kishës Cornerstone, një kishë fundamentaliste në lindje të qytetit Ames”, tha Nicholas Lennie, zëvendës shefi i zyrës së sherifit të qarkut.

Kur policia arriti në vendngjarje, ata gjetën të tre të vdekur, tha Lennie, duke shtuar se ai nuk mund të jepte identitete dhe as të zbulonte se cila mund të ketë qenë marrëdhënia mes tyre.

Më parë, Biden i kërkoi Kongresit të ndalojë armët sulmuese, të zgjerojë kontrollet dhe të zbatojë masa të tjera të kontrollit të armëve për të parandaluar të shtënat masive.

Shtetet e Bashkuara janë tronditur javët e fundit nga të shtënat masive që vranë 10 banorë me ngjyrë në veri të Nju Jorkut, 19 fëmijë dhe dy mësues në Teksas dhe dy mjekë, një recepsionist dhe një pacient në Oklahoma.

Në Racine, Wisconsin, të shtëna të shumta me armë zjarri u dëgjuan në një turmë njerëzish që merrnin pjesë në një funeral, duke plagosur dy persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë