Politike

Paloka: Të shtunën votojmë kundër emrit për President

Në një deklaratë për mediat jashtë selisë së PD, teksa po numëroheshin votat për zgjedhjen e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka tha se deputetët e grupit parlamentar demokrat, do të jenë në Kuvend të shtunën për të votuar kundër gjeneral Bajram Begës.. 

“Nesër deputetët tanë do të jenë në sallë për të votuar kundër kandidatit të Ramës”, u shpreh shkurt Paloka.

Më herët, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha përmes një konference për shtyp se deputetët e “Rithemelimit” do të ishin të pranishëm në sallë dhe do të votonin kundër emrit të propozuar nga PS-ja.

Berisha e ka cilësuar procesin e iniciuar nga Rama si farsë elektorale.    


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë