Bota

OKB: Ndërprisni menjëherë luftën për hir të Ukrainës, Rusisë dhe botës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një deklaratë përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund dhunës ndërsa Ukraina shënoi dje(3 qershor)100 ditët e luftës së Rusisë.

“Përsëris thirrjen time për ndalimin e menjëhershëm të dhunës, për akses të papenguar humanitar për të gjithë ata në nevojë, për evakuim të sigurt të civilëve të bllokuar në zonat e luftimit dhe për mbrojtje urgjente të civilëve dhe respektim të të drejtave të njeriut në përputhje me normat ndërkombëtare”, tha Guterres në një deklaratë.

Ai theksoi se konflikti tashmë ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë dhe se lufta “ka rezultuar në shkelje të papranueshme të të drejtave të njeriut dhe po ndez një krizë globale tredimensionale ushqim, energji dhe financa, që po godet më së shumti njerëz, vende dhe ekonomi vulnerabël”.

Guterres tha se OKB-ja është “e përkushtuar ndaj përpjekjeve humanitare”, por në fund të fundit, negociatat dhe dialogu do të jenë të nevojshme për të zgjidhur konfliktin.

“Sa më shpejt që palët të angazhohen në përpjekjet diplomatike të mirëbesimit për t’i dhënë fund kësaj lufte, aq më mirë për hir të Ukrainës, Rusisë dhe botës,” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë