Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, tha në mbledhjen me deputetët se Bajram Begaj plotëson kriteret kushtetuese për President.
Ai njoftoi se Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore duke i hapur rrugë firmosjes së emrit të tij nga 20 deputetë aq sa e kërkon Kushtetuta për të depozituar emrin në rrugë proceduriale.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama tha se procesi për zgjedhjen e emrit të tij nuk ishte i lehtë.
Rama përmendi tre faza të përzgjedhjes që rezononin me tre grupime duke përjashtuar ata politike dhe deputetët e grupit.
Rama përmendi edhe emrin e Fatos Nanos, ndërsa sqaroi se me qëllimin që PS-ja të jetë partia e të gjithëve u fokusua tek grupimi i tretë i emrave që nuk kishin lidhje më dy të parat.
“Rezonuam te grupi i tretë, ku grupi kishte vënë në funksion të këtij procesi 26 kandidatura me gra dhe burra të nderuar, me profile të ndryshme, që nga profilet e jetës publike e akademike deri te drejtimi që vinin nga anë të tjera politike.
Pas diskutimit, duke ruajtur respekt për të gjithë personat, pavarësisht se mbledhja ishte e mbyllur, u ruajt respekti për të gjithë personat që dhe pa dijeninë e tyre fare ishin përfshirë në atë diskutim. Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për t’u shoshitur pastaj konsensualisht duke dëgjuar me vëmendje ato që u thanë , konsensualisht u arrit në konkluzionin që të vinim sot në grup dhe të propozonim këtë kandidaturë”.
Rama tha se nga e shtuna Bajram Begaj i propozuar si kandidat për president, është ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm
“Kandidatura e përzgjedhur prej nesh besojmë që rezonon me të gjitha atë pjesë të popullit tonë që jeton normalisht dhe që punon normalisht,. Beson tek puna dhe tek merita, integriteti dhe respekti për njerëzit. Këto janë tipare që i karakterizojnë figurat e përfshira në jetën aspak të lehtë të Forcave tona të Armatosura.
Shefi i Shtabit të përgjithshëm i cili nga sot, është ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, nuk bën përjashtim. E mbyll duke shprehur kënaqësinë për cilësinë dhe rendimenti e mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PS sepse ndryshe nga çfarë parashikonte edhe vetë sekretari i Përgjithshëm, proces i diskutimi ishte i hapur dhe nuk pati asnjë kundërshtim, por u morën në konsideratë të gjitha kandidaturat”, sqaroi ai. Më pas mbledhja vijoi pa praninë ne mediave
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje