Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet në Stamboll në një vizitë zyrtare. Megjithatë, ai ka komunikuar në telefon me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi për procedurën që duhet ndjekur në rastin e hapjes rrugë të emërimit të gjeneral Bajram Begajt në krye të Presidencës.
Në një sqarim për mediat, Tedi Blushi, zëdhënësi i Kreut të Shtetit shprehet se Presidenti Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.
Për këtë çështje Meta ka pasur dhe një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Më herët, Berisha kishte një thirrje publike për Ilir Metën që të mos lejojë dhunimin e Kushtetutës në rastin e dekretimit të shkarkimit të Begajt nga detyra e Shefit të Shtabit me argumentin se ai është ushtarak aktiv dhe në bazë të Kushtetutës nuk i lejohet të marrë detyrë tjetër shtetërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje