Policia e Tiranës po punon për gjetjen e dy personave që janë denoncuar të zhdukur në orët e fundit.
Një prej tyre është një e mitur 14 vjeçare që është larguar nga banesa dhe babai ka denoncuar në Komisariat zhdukjen e saj. Ndërkohë një vajzë e re ka kërkuar ndihmë që t’i gjejnë bashkëshortin 33-vjeçar.
Babai i të miturës ka denoncuar ditën e djeshme se vajza e tij me iniciale A.M është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë po ditën e djeshme edhe shtetasja S. I., ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më bashkëshorti i saj, shtetasi A. I..
Në njoftimin e policisë shkruhet se po punohet me gjetjen e vajzës dhe 33 vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje