Më 20 korrik vetëm pak ditë para se t’i drejtohej Presidencës, këtu e pesë vjet me parë, Ilir Meta, bëri ‘adetet’ e fundit në selinë që kishte drejtuar qysh prej themelimit.
Ai dorëzoi teserën e LSI-së si detyrimi i fundit kushtetues që një President i ardhshëm duhet të kishte për të mos qenë i angazhuar në detyra politike.
Ilir Meta i kaloi të gjitha fazat e zgjedhjes së Presidentit si kryetar i LSI-së, bëri fushatë në emër të kësaj force politike, ishte edhe Kryetar i Kuvendit edhe pse Kushtetuta parashikonte në gjenezë se Presidenti nuk mund të mbante asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të ishte kryetar partie.
Për të mos përmendur rastet e tjera si ai i Bamir Topit apo ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani, vijmë tek precedenti i fundit i gjeneral Bajram Begajt. Ku Ilir Meta vihet sërish në provë jo nga mazhoranca (duke u lëshuar sinjal se do zbatojë vendimin e Kuvendit) por nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i rendit Ilir Metës një nen të Kushtetutës ku thuhet me pak fjalë se ushtaraket aktivë nuk mund të emërohen në detyra të tjera shtetërore në këtë rast në detyrën e Presidentit.
Pikërisht për të shmangur këtë ngërç, Bajram Begaj lajmëroi publikisht përmes një letre publike se kishte dorëzuar lirimin e tij nga detyra ministrit të Mbrojtjes për të kaluar më pas në procedurat e tjera ligjore që duhen, firma e kryeministrit dhe me pas dekreti i Metës për ta shkarkuar.
Që do të thotë se ne rast se Ilir Meta vendos lirimin e tij, Bajram Begaj shkarkohet nga detyrat e tij ushtarake, për t’ju drejtuar Presidencës.
A mund të quhet ushtarak aktiv edhe me shkarkimin e tij nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së? Kjo më tej i përket interpretimit, (duke pare permbajtjen e plote te dekretit), por ajo që Ilir Meta nuk mund bëjë në këtë rast është që të kundërshtoje ‘mot a mot’ një procedure në të cilën ai ka kaluar po vetë, këtu e pesë vjet me parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje