Politike

Video/ Bajram Begaj drejt Presidencës, Meta firmos lirimin e tij nga Stambolli  

Ka mbetur vetëm pak orë dhe Bajram Begaj pritet që të kalojë edhe etapën e fundit atë të votimit në Kuvend për Presidentin e ri të Republikës.    

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të Bajram Begajt, duke firmosur për lirimin e tij nga Stambolli ku ai ndodhet.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi përcolli një video të Metës duke firmosur dokumentin.

Nga Stambolli ku ndodhet për vizitë zyrtare, Ilir Meta “ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj”, shkruan Tedi Blushi.

Më herët 37 deputetë të PS-së firmosën për emrin e tij ndërsa Sali Berisha kërkoi që të mos zgjidhej me argumentin se po shkelte Kushtetutën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë