Politike

Berisha kundër Metës: Jashtë territorit të Shqipërisë nuk ka dekrete, ka shkelur Kushtetutën

Sali Berisha doli kundër vendimit të Presidentit Ilir Meta për të pranuar dorëheqjen e Bajram Begajt nga postet ushtarake.

Jashtë Parlamentit, Berisha u shpreh se Presidenti e humb fuqinë për të dekretet në momentin që është jashtë vendit dhe kjo sipas tij është shkelje e Kushtetutës.

“Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, Kryetar Shteti është kryetari i Parlamentit. Ky është rregulli i Evropës. Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetuese. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutës. Ndaj kërkova ta bëj këtë deklaratë në Kuvend, por zonja Linda që e ka si me celës Parlamentin, nuk ma dha fjalën. Nuk ka sallë asambleje në botë, përfshirë ajo e OKB, që kur kërkon fjalën për cështje procedure, nuk të jepet fjala, kjo ndodh vetëm në Parlamentin shqiptar, që znj. Lindita e përdor si dyqanin e vet”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë