Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, replikoi në distancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me pamundësinë për të shuar zjarrin nga ajri në ishullin e Sazanit.
“Mqs kryeministri Rama ka më shumë qejf llafet se faktet e papërgjegjshmërisë së tij, ja disa të vërteta, që i ftoj t’i kundërshtojë:
Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë “Cougar”.
Aktualisht sot:
2 janë në Poloni, në pritje për tu servisuar.
I treti ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca.
Ndërsa i katërti është në Farkë, sapo është kthyer nga servisimi në Zvicër, por nuk fluturon dot se ka rrjedhje vaji.
Sot në Farkë fluturojnë vetëm dy helikopterë “As” të Policisë së Shtetit, me të cilët bëjnë stërvitje studentët e rinj. Edhe këta, punojnë vetëm pak orë dhe ngelen në tako.
Ah po, është edhe helikopteri i shëndetësisë EC-135.
Në kohën kur Shqipëria gjendet e papërgatitur ndaj çdo krize që vjen, buxheti i shtetit vazhdon të shpërdorohet me urdhër të Ramës për pronarët e inceneratorëve dhe PPP korruptive, që janë në fakt krenaria më e madhe dhe veprat e vetme të kryeministrit” shkruan Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje