Politike

Shehu: Të mblidhet konferenca e kryetarëve për rezolutën për gjenocidin serb. (Refuzon Felaj)

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar që të hënën mbasdite të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të futur ne rend dite kërkesën për mocion me debat dhe rezolutën për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Në fillim të seancës ku do diskutohej për problematikat e shfaqura nga zgjedhësit, Shehu ka kërkuar fjalën për procedure.

“Kërkesa për mocion me debat e Rezoluta për njohjen e genocidit serb në Kosove, e paraqitur nga neve, një grup deputetesh, arbitrarisht nuk po kalohet as në Konferencën e kryetarëve.

Kjo është një shkelje e rëndë edhe e Rregullores parlamentare

Frikë e madhe kjo nga një e vërtetë tragjike historike, që nuk duhet të harrohet.

Vecanërisht kjo në këto momente të vështira edhe për Rajonin tonë.

Ju kërkoj që të mblidhni sot atë Konferencë për të futur në rend të ditës atë kërkesë me pritshmëri të lartë edhe në publik”, tha Shehu, kërkesë e cila u refuzua nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj me argumentin se konferencën e kryetarëve e thërret kryetari dhe se Lindita Nikolla ndodhet jashtë për një vizitë zyrtare, konkretisht në Vatikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë