Politike

Berisha: 6 ministra kandidatë për tu ekstraduar, Balla mbi 100 telefonata me Nuredin Dumanin

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në Kuvend se qeveria shqiptare po bllokon marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluksit pasi sipas tij 6 ministra janë kandidatë për tu ekstraduar.

“Së pari denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit dhe këtë nuk e bën për faktin se 6 ministra janë kandidatë për ekstradime”, tha Berisha.

Ai nënvizoi gjithashtu se zgjedhja e Bajram Begaj në krye të shtetit shënon rivendosjen e sistemit monist në Shqipëri.

“Emërimi i Gjeneral Bajram Begaj në postin e Presidentit nga Edi Rama, bën që Shqipëria të jetë si në diktaturën moniste, ku pushtet janë në duart e një njeriu të vetëm. Sot njëlloj si në të shkuarën të gjitha institucionet e pavarura, janë që të gjitha të Partisë Socialiste. Sot të gjithë drejtuesit e institucioneve më të larta të drejtësisë, çdo gjykatës i Lartë dhe gjykatës i Kushtetueses është zgjedhur dhe emëruar nga Partia Socialiste.

Sot të gjitha mediat kontrollohen nga narkoqeveria. Sot të gjithë sektorët madhorë zotërohen nga oligarkët e Edi Ramës.

Me zgjedhjen e Presidenti u zhduk gjurma e fundit mes balancës së pushteteve. Kjo mënxyrë nuk erdhi brenda një dite, monizmin Edi Rama e vendosi së pari nga mentaliteti i tij i të shkuarës Hoxhiste, e vendosi përmes blerjes së votave dhe lidhjeve me bandat dhe krimin.

Së treti me tendera mori peng ish-drejtuesit e opozitës. Për vendosjen e monizmit të plotë ai pati mbështetjen e bandave të George Soros” tha Berisha.

TKreu i PD tha gjithashtu se Taulant Balla ka mbi 100 telefonata me Nuredin Dumanin. “Është personazh familjar i bandës së Elbasanit”, shtoi ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë