Politike

Ekonomia miraton aktin normativ të garancisë sovrane për ushqimoret

Në Komisionin e Ekonomisë u diskutuan dhe miratua këtë të martë akti normativ që hap garancinë sovrane për importuesit e produkteve ushqimore të shportës.

Akti u mbrojt para deputetëve nga ish ministrja e Financave, Delina Ibrahimi. Ajo tha se garancia sovrane mundësohet për bizneset që të shtojnë rezervat dhe garantuar furnizimin e tregut.

Nga PD ngritën shqetësime se përse Qeveria po shmang procedurat normale të ligjeve dhe nxiton me akte normative, që për këtë vit ishte i dhjeti i diskutuar në Kuvend. Shqetësime për këtë pjesë ka shprehur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që i shprehimisht i ka kërkuar Qeverisë shqiptare që të rikthehet në normalitet kur bëhet fjalë për ndryshimet buxhetore.

Ministrja Delina Ibrahimaj mbrojti aktet duke deklaruar se ndërhyrja përmes tyre është bërë në kushtet e urgjencës, si në rastin e pandemisë, ashtu edhe në rastin e krizës së çmimeve.

Ndërkohë, deputeti Erion Braçe kërkoi që pjesë e garancisë sovrane të bëhen edhe femerët dhe i bëri thirrje Qeverisë që të orientojë tregtarët e mëdhenj të produkteve ushqimore bazë drejt prodhimit vendas.

Sipas aktit në fjalë, Qeveria do të mbulojë 60 për qind të kredisë që importuesit e mëdhenj të ushqimeve marrin te bankat e nivelit të dytë për të rritur rezervat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë