Ish- Kryeministri Sali Berisha bëri një hap pas në raport me qëndrimin që pati ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta se ky i fundit shkeli Kushtetutën duke firmosur për lirimin e gjeneral Bajram Begajt jashtë Shqipërisë.
Në një prononcim për mediat, Berisha ndryshoi mendje kur tha se për kushtetutën nuk ka kufizim je jashtë apo brenda Shqipërisë ndërsa varej gjithçka nga fryma e ligjit.
“E vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim, por germa është germë nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si Kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim”, tha Berisha
A ka qejmbetje me Ilir Metën?
“Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla”, u përgjigj ai.
A po i jep sinjale Ramës për një bashkëpunim Meta?
“Jo, nuk mendoj. Normalisht. Gërma e Kushtetutës nuk parashikon mundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet presidenti, fryma është tjetër.
Pa diskutim do bëj opozitë me të. S’ka diskutim ajo punë. Ajo është normale. Në qoftë se mund të kemi diferenca në gjëra të tilla, asgjë nuk na pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës”, tha Berisha duke shtuar se nuk i druhet asnjë “trathetie” nga Meta nëse bashkëpunon me Ramën.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje