Ne rrjet

‘Kjo është iniciativë e njerëzve nga Ballkani” A iu përgjigj Vuçiçi sot Lavrovit nga Ohri?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në fjalimin e tij në sesionin kryesor të “Ballkanit të hapur”, tha se kjo është nismë e jona, e njerëzve nga Ballkani, duke i dhënë kështu një përgjigje deklaratës së ministrit të jashtëm rus Lavror, i cili para dy ditësh tha se “Ballkani i hapur” është iniciativë e Serbisë.

“Kjo është nismë e jona, njerëzve nga Ballkani atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen dhe mund të zgjidhin vetë problemet e tyre. Ne nuk kemi asnjë kërkesë ndaj askush veçse të jemi miq. Kjo iniciativë është diçka që nuk mund të ndalet, është një ide shumë e mirë. Të gjithë janë të mirëseardhur. Dëshiroj që të përparojmë marrëdhëniet tona, të formojmë grupe pune për të lehtësuar sa më shumë, propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në fund të verës në Beograd, që të formojmë grupet e punës për të diskutuar si të tejkalojmë vështirësitë në ushqime, si t’i mbijetojmë dimrit”, tha Vuçiç.

Ai gjatë fjalimit të tij, tha se janë të mirëseardhur në këto marrëveshje, edhe përfaqësuesit e Prishtinës, Malit të Zi e Bosnjës


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë