Sport

Skandali i ngacmimeve, gjimnastet kërkojnë 1 mld dollarë nga FBI

Gazeta Si – Gjimnastet amerikane kanë denoncuar FBI-në në kuadër të hetimit për ngacmimet seksuale të mjekut Larry Nassar. Skandali i këtyre ngacmimeve ka kohë që shpërthyer, tani kërkohet dëmshpërblim edhe nga FBI.

Grupi i gjimnasteve të abuzuara nga mjeku është shtuar. Ato kërkojnë të dëmshpërblehen me 1 miliard dollarë nga FBI-ja, pasi denoncuan ngacmimet e mjekut të kombëtares amerikane të gjimnastikës.

Simone Boles, 4 here kampione olimpike. Gazeta Si, 8 qershor 2022

Mes viktimave të këtij skandali është edhe 4 herë fituesja e medaljes së artë olimpike, Simone Biles. Gjimnastet e akuzojnë FBI-në se nuk veproi në vitin 2015, kur u regjistruan viktimat e para.

“Është koha që FBI-ja të mbajë përgjegjësitë e saj”, – ka deklaruar Maggie Nichols, kampione kombëtare në periudhën 2017-19.

“Nëse FBI do të kishte bërë thjesht punën e saj, Nassar do të ishte ndaluar para se të kishte mundësinë të abuzonte me qindra vajza. Duke më përfshirë edhe mua”, – ka thënë ish-gjimnastja e Universitetit të Miçiganit, Samantha Roy.

Nassar, mjeku qe ka abuzuar me gjimnastet amerikane. Gazeta Si, 8 qershor 2022

Nassar u arrestua në vjeshtë të 2016-ës, pasi shpërtheu skandali dhe u bënë hetime nga policia e Miçiganit. “Michigan State University”, në qendër të skandalit Nassar, pranoi të paguante 500 milionë dollarë për më shumë se 300 gra dhe vajza që ishin abuzuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë