Bota

Tajlanda legalizon mbjelljen e konsumin e marijuanës

Tajlanda legalizoi rritjen e marijuanës dhe konsumimin e saj në ushqime dhe pije ditën e sotme ( e enjte), vendi i parë aziatik që e bën këtë, me synimin për të nxitur sektorët e bujqësisë dhe turizmit, por pirja e saj është ende e paligjshme.

Blerësit u vunë në radhë në dyqanet që shesin pije, ëmbëlsira dhe produkte të tjera të mbushura me kanabis, ndërsa mirëpritën reformën në një vend që ka pasur prej kohësh një reputacion për ligje të rrepta kundër drogës.

Klientët qëndrojnë në radhë për të blerë kanabis në kafenenë Highland në ditën e parë të heqjes së tij nga lista e narkotikëve sipas ligjit tajlandez në Bangkok.

Shumë të rinj po prisnin që në mbrëmjen e të mërkurës për të blerë për herë të parë marijuanë ligjërisht.

Tajlanda, e cila ka një traditë të përdorimit të kanabisit për të lehtësuar dhimbjen dhe lodhjen, legalizoi marijuanën medicinale në vitin 2018.

Qeveria, duke e shfrytëzuar bimën si një kulture parash, planifikon të dhurojë një milion bimë për të inkurajuar fermerët që të merren me kultivimin e saj.

“Pas Covid-it, ekonomia është në rënie, ne vërtet kemi nevojë për këtë”, tha Chokwan Kitty Chopaka, i cili zotëron një dyqan që shet ëmbëlsira dhe çamçakëz me kanabis.

Por autoritetet synojnë të parandalojnë një shpërthim të përdorimit rekreativ duke kufizuar fuqinë e produkteve që ofrohen.

Nuk lejohet posedimi dhe shitja e ekstrakteve të kanabisit që përmbajnë më shumë se 0.2% të përbërësit të tij psikoaktiv, tetrahidrokanabinol (THC).

“0.2% THC konsiderohet normale kështu që konsumimi i kësaj sasie nuk përbën problem”, tha Suphamet Hetrakul, bashkëthemelues i Teera Group, kompani që kultivon kanabis për përdorim mjekësor.

Ata që shkelin ligjin mund të përballen me burg dhe gjoba.

Kultivuesit e kanabisit duhet të regjistrohen në një aplikacion qeveritar të quajtur PlookGanja, ose të kultivojnë ganja, një pseudonim tjetër për bimën me gjethe. Gati 100,000 njerëz janë regjistruar në aplikacion, tha Paisan Dankhum zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë.

Suphamet tha se ishte i shqetësuar për kontrollin e cilësisë midis shumë kultivuesve të rinj.

“Do të jetë e vështirë të kontrollohet niveli i THC dhe ndotësve të tjerë në produktet e tyre dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për konsumatorët”, tha Suphamet.

Ministria e shëndetësisë tha se ka miratuar 1,181 produkte, përfshirë kozmetikë dhe ushqim, që përmbajnë ekstrakte kanabisi dhe pret që industria të fitojë deri në 435 milionë dollarë) deri në vitin 2026.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë