Politike

Begaj takim me Meidanin, Moisiun dhe Topin, por jo me Berishën

Presidenti i ri Bajram Begaj zhvilloi takimin e tij të parë me ish-krerë të shtetit shqiptar të periudhës post-komuniste, përjashtuar Sali Berishën.

Begaj zhvilloi takime me paraardhësit e tij, ish-presidenti Alfred Moisu, Bamir Topin si dhe Rexhep Meidani, për rreth 90 minuta.

Ne qendër të takimit me gjasë do të kenë qenë eksperiencat e mëparshme të ish-presidentëve një busull kjo për punën e tij të re.  

Takimi në fjalë u mbajt në Pallatin e Brigadave, ndërkohë ish-presidentët u shoqëruan nga makinat e Gardës së Republikës.

Takimi vjen pak kohë para se ai të marrë detyrën. Bajram Begaj u zgjodh nga parlamenti me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë