Gazeta Si – Debate të ashpra gjatë seancës së sotme plenare. Përveç përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës, debatet kanë përfshirë edhe demokratët mes tyre.
Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i PD-së, është përplasur me Gazment Bardhin. Sipas Nokës, deputetë të PD-së bashkëpunojnë me mazhorancën.

Bardhi në anën tjetër ka thënë se deputetët e PD-së, me urdhër të Berishës dhe në bashkëpunim me socialistët, kanë bllokuar Komisionin e Investimeve.
Ja dhe një pjesë e debatit:
Noka: Unë e di që ju funksiononi me disa marioneta, por jo me ne. Sepse ne shumë shpejt do të dalim në rrugë dhe do t’u rrëzojmë.
Bardhi: Dil dhe merr leje te doktori, sqaro demokratët përse Berisha u ka dërguar mesazh që, bashkë me socialistët, të bllokojnë Komisionin për Investiimet. Sa për elektoratin, nuk kam ardhur asnjëherë në zyrën tuaj, ti ke ardhur në zyrën time dhe ke thënë mos më ço në Kukës.
Noka: I vetmi që u bë deputet mbi gjakun e një njeriu, nuk ka pasur më parë ky parlament.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje